Si t’i shmangim rrathët e zinj poshtë syve

Si t’i shmangim rrathët e zinj poshtë syve

Rrathët e syve nuk janë ndonjë shenjë e lodhjes së tepërt apo të ndonjë sëmundje serioze, mirëpo ato na bëjnë t ë ndihemi jo të shëndetshëm dhe të lodhur. Rrathët e errëta nën sy i prekin të dy gjinitë të cilat shpesh fillojnë në moshë rinore. Shkaktarët Nëse flini mjaft gjatë dhe përsëri keni rrathë të

Rrathët e syve nuk janë ndonjë shenjë e lodhjes së tepërt apo të ndonjë sëmundje serioze, mirëpo ato na bëjnë t ë ndihemi jo të shëndetshëm dhe të lodhur. Rrathët e errëta nën sy i prekin të dy gjinitë të cilat shpesh fillojnë në moshë rinore.

Shkaktarët

Nëse flini mjaft gjatë dhe përsëri keni rrathë të errët, kjo nuk është e pazakontë. Lodhja nuk është arsyeja kryesore për rrathët e errët nën sy. Shpesh ndodhë që hija e qerpikëve të na bëj të theksuar rrathët nën sy apo edhe zbrazësia nën sy që formohen gradualisht si pasojë e plakjes. Shkaktari është osmoza. Uji gjithmonë udhëton prej zonave ku koncentrimi i kripës është më i ulët në indet ku ka më shumë kripë. Ky princip vlen nëse kripa vjen nga lotët apo nga ndonjë salcë soje.

Ndër shkaktarët kryesore  veçohen:

* Alergjitë

* Ekzema (Dermatiti atopik)

* Trashëgimia

* Mënyra e jetesës, stresi fizik apo emocional, pirja e duhanit, apo konsumimi kronik i alkoolit i cili dehidron lëkurën dhe trupin

* Problemet me frymëmarrje (mund t’i zgjerojë dhe t’i errësoj enët e gjakut të cilët qarkullojnë prej syve në hundë)

* Parregullsitë e pigmentimit (njollave)

* Fërkimi apo kruerja e syve

* Ekspozimi në diell, i cili rrit prodhimin e malaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës)

* Hollimi i lëkurës dhe humbja e dhjamit dhe kolagjenit – normalisht gjatë plakjes, i theksojnë kapilarët e gjakut me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër.

 Parandalimi

Në rast se ndërrimi i ngjyrës dhe inflamimi (pezmatimi) shfaqet vetëm nën njërin sy dhe përkeqësohet për një kohë të shkurtër, atëherë vizitoni dermatologun apo mjekun tuaj.

Parandalimet tjera pa iu nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje:
* Mos pini duhan, gjithmonë aplikoni kremin kundër diellit rreth syve. Pirja e duhanit dhe ekspozimi ne rreze UV dobëson kolagjenin dhe shkakton plakje të parakohshme dhe rrudha.
* Përdorni një krem rreth syve natën.
* Përdorni copa të trangujve apo qese të çajeve të ftohura. Temperaturat e ulëta (jo nga ndonjë cilësi tjetër e trangujve) zvogëlojnë pezmatimin.* Jastëku shtesë ndihmon në zvogëlimin e paraqitjes së ‘çantave nën sy’. Ngriheni kokën me dy apo më tepër jastëk për të parandaluar grumbullimin e ujit në pjesën e poshtme të qerpikëve.
* Flini më shumë. Mungesa e gjumit ju bën të dukeni më të zbehtë dhe hijet me rrathët nën sy iu duken më shumë.

/ Elta Liksenaj /

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar