Gjermani, fushatë me postera kundër kriminelëve nazistë

0

 

Një fushatë prej 2000 posterash që synon të gjurmojë të mbijetuarit e fundit të kriminelëve nazistë të luftës, ka nisur në Gjermani.

“Për fat të keq, shumë pak njerëz përgjegjës për krimet janë dënuar”, tha Efraim Zuroff, kreu i gjurmimit ndërkombëtar anti-nazist dhe drejtor i degës së Jeruzalemit në qendër. “Kalimi i kohës nuk i zvogëlon në asnjë mënyrë krimet e kryera”.

Qendra “Simon  Wiesenthal”, me seli në Amerikë, ofron shpërblime për informacione të dobishme, teksa përllogariten rreth 60 persona, që janë gjallë dhe duhet t ë dalin para gjyqit.

Disa prej tyre dyshohet se kanë shërbyer si roje, në kampet e përqëndrimeve naziste, apo të kenë qenë anëtarë të skuadrave të vdekjes, përgjegjës për vrasjet masive veçanërisht në vitet e para të luftës.

Si pjesë e projektit “Operacioni Shansi i Fundit 2”, qendra ofron shpërblime deri në 25 mijë euro për informacionet, që do të ndihmojnë në çuarjen për ndjekje penale të kriminelëve të luftës në Gjermani.

 

/ Elta Liksenaj /

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here