Zyrtare: Mkhitarjan në Dortmund për 25 milion euro

Zyrtare: Mkhitarjan në Dortmund për 25 milion euro

Dortmundi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit armen nga Shakhtar Donjeck, Henrikh Mkhitarjan. Transferimi i 24-vjeçar-it do të kompletohet në ditët në vijim ku të hënën do të bëjë edhe vizitat mjekësore. Mkhitarjan do të kalojë te Dortmundi nga gjiganti ukrainas, Shakhtar Donjeck, për një shumë prej 25 milionë eurosh dhe

Dortmundi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit armen nga Shakhtar Donjeck, Henrikh Mkhitarjan.

Transferimi i 24-vjeçar-it do të kompletohet në ditët në vijim ku të hënën do të bëjë edhe vizitat mjekësore.

Mkhitarjan do të kalojë te Dortmundi nga gjiganti ukrainas, Shakhtar Donjeck, për një shumë prej 25 milionë eurosh dhe ai do të nënshkruajë marrëveshje katër vjeçare me gjigantin gjerman.

Mkhitarjan është kërkuar me ngulm edhe nga skuadra e Liverpulit, por ai ka zgjedhur Dortmundin si destinacion të ardhshëm.

Armeni në 103 ndeshje me Shaktarin ka shënuar 42 gola.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar