Zyrtare: Kajehon tek Napoli

Zyrtare: Kajehon tek Napoli

Hose Maria Kajehon i cili njihet si një nga lojtarët më të shpejtë në Spanjë, do luajë për Napolin duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Mesfushori do i kushtojë klubit italian rreth 10 milionë euro, ndërkohë që paga e tij do jetë 3.5 milionë, krahasuar me 2.1 që përfiton aktualisht te Real Madrid. Edhe pse

Hose Maria Kajehon i cili njihet si një nga lojtarët më të shpejtë në Spanjë, do luajë për Napolin duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Mesfushori do i kushtojë klubit italian rreth 10 milionë euro, ndërkohë që paga e tij do jetë 3.5 milionë, krahasuar me 2.1 që përfiton aktualisht te Real Madrid.

Edhe pse nuk ka qenë titullar në skuadër, Hose Morinjo e kishte rezervën e tij të preferuar, duke e aktivizuar në 36 ndeshje. Madje, statistikat e tij janë mbresëlënëse, pasi e ka gjetur rrugën e rrjetës 13 herë, edhe pse ka luajtur 1368 minuta gjithsej.

Menaxheri i lojtarit ka konfirmuar se në ditën e sotme do udhëtojë në Itali, ku do kryhen edhe vizitat mjekësore.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar