Zyrtare: Avioni malajzian u rrëzua në Oqeanin Indian. S’ka të mbijetuar (VIDEO)

0

Avioni i Malaysian Airlines i humbur qe nga data 8 mars, eshte rrezuar ne Oqeanin Indian raporton BBC. Lajmi u konfirmua nga Kryeministri i Malajzise nepermjet nje konference per shtyp.

Para se te publikonte lajmin, kompania ka lajmeruar familjaret per humbjen e jeteve te te afermve te tyre.

Sipas kryeministrit malajzian Najip Razak, nga verifikimet e te dhenave nga satelitet britanike eshte jane pare shenja te avionit me 239 persona ne bord ne jug te Oqeanit Indian, prane Australise. “Ky eshte vend i larget pa mundesi per ndonje aeroport qe avioni te ulet. Me keqardhje te thelle me duhet t’ju informoj se avioni i fluturimit AH 370 perfundoi ne jug te Oqeanit Indian”, – citohet Razak nga mediat nderkombetare. Ai gjithashtu theksoi se nga aksidenti nuk pritet te kete te mbijetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here