Zyrtare: Alexis Sanchez lojtar i Arsenalit

Sipas burimeve nga vetë klubi anglez, Arsenali njofton se ka arritur të nënshkruajë më sulmuesin kilian të Barcelonës Alexis Sanchez për shifrën e rreth 40 milionë eurove. Sulmuesi kilian, i cili iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të enjten pasdite, bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Topçinjve. Arsene Wenger ishte i vendosur që

Sipas burimeve nga vetë klubi anglez, Arsenali njofton se ka arritur të nënshkruajë më sulmuesin kilian të Barcelonës Alexis Sanchez për shifrën e rreth 40 milionë eurove.

Sulmuesi kilian, i cili iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të enjten pasdite, bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Topçinjve.

Arsene Wenger ishte i vendosur që të siguronte nënshkrimin e një sulmuesi klasi dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë mjaft konkurrues me futbollistin e ri në skuadër.

“Jam shumë i kënaqur që po i bashkohem Arsenalit, një klub që ka një trajner të shkëlqyer, një skuadër fantastike lojtarësh, mbështetje të madhe nga e gjithë bota dhe një stadium të shkëlqyer në Londër”.

“Mezi pres t’i takoj bashkëlojtarët e mi të rinj dhe të luaj për Arsenalin në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve. Do të jap maksimumin tim për Arsenalin dhe dua t’i bëj të gjithë tifozët të lumtur”, ka deklaruar Sanchez.

Përveç Arsenalit, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli ishin disa nga klubet e interesuara për Alexis.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar