Zvicra, e treta për investime në Kosovë

Zvicra, e treta për investime në Kosovë

Biznesmenë  të ndryshëm nga Zvicra vizituan sot Kosovën,me qëllim rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, tha se Zvicra mbetet mbështetësi më i madh i sektorit privat, ndërsa investimet e huaja nga ky vend janë në rritje. Ajo i informoi investitorët potencialë nga Zvicra për iniciativat që qeveria e Kosovës po ndërmerr

Biznesmenë  të ndryshëm nga Zvicra vizituan sot Kosovën,me qëllim rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, tha se Zvicra mbetet mbështetësi më i madh i sektorit privat, ndërsa investimet e huaja nga ky vend janë në rritje. Ajo i informoi investitorët potencialë nga Zvicra për iniciativat që qeveria e Kosovës po ndërmerr në vazhdimësi për përmirësim të ambientit për të bërë biznes

“Në vitin 2012 investimet e huaja nga Zvicra janë rritur për 30%, duke u bërë vendi i tretë më i madh sa i përket investimeve në Kosovë”, theksoi ajo. Lila  përmendi sektorët e energjisë dhe minierave, bujqësisë, procesimit të ushqimit, drurit dhe metaleve si dhe një mori sektorësh tjerë me potencial të lartë për investitorët nga jashtë

Theks të veçantë i dha krijimit të zonave të lira ekonomike, Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka këtë organ me qëllim të intensifikimit të dialogut publiko-privat.

Pjesë e këtij forumi të rëndësishëm vjetor ishte edhe ambasadorja zvicerane në Kosovë, Kristina Marti Lang, e cila tha se Kosova ka një qasje mike ndaj bizneseve dhe se është duke shënuar progres në prodhim.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar