Zvicër, serbi ndihmon dy shqiptarët të arratisen nga burgu

Zvicër, serbi ndihmon dy shqiptarët të arratisen nga burgu

Policia zvicerane ka arrestuar dy prej pesë të burgosurve të arratisur disa ditë më parë nga burgu Bois-Mermet afër Lozanës. Dy personat e arrestuar janë një shqiptar, 34 vjeç, i dënuar për trafik droge dhe një shqiptar i Kosovës 22 vjeç, i dënuar për vjedhje. Ata janë kapur në një banesë në një lagje të

Policia zvicerane ka arrestuar dy prej pesë të burgosurve të arratisur disa ditë më parë nga burgu Bois-Mermet afër Lozanës.

Dy personat e arrestuar janë një shqiptar, 34 vjeç, i dënuar për trafik droge dhe një shqiptar i Kosovës 22 vjeç, i dënuar për vjedhje.

Ata janë kapur në një banesë në një lagje të Lozanës, në Zvicër sëbashku me një bashkëpunëtor serb, i cili dyshohet se i ka ndihmuar në arratisje e tyre nga burgu.

Arratisja ka ndodhur ditën e martë në një burg të Lozanës në Zvicër nga ku janë larguar një shtetas serb, një shqiptar, një boshnjak, një kosovar dhe një francez. Gjatë arratisjes, të dënuarve i kanë ardhur në ndihmë edhe bashkëpunëtorë të tjerë jashtë burgut.

Pas arratısjes, policia e kantonit të Vaudit angazhoi një numër të madh agjendësh për kapjen e të burgosurve, të cilët ishin dënuar për krime të rënda.

Bëhet e ditur se shtetasi serb ishte dënuar për grabitje bizhuterish me nvlerë 1.3 milionë franga, shqiptari për trfik droge, kosovari dhe boshnjaku për grabitje, ndërsa francezi për krime të rënda.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar