Zvicër, çdo muaj një në 4 shtetas blen jashtë vendit

Zvicër, çdo muaj një në 4 shtetas blen jashtë vendit

Sipas një sondazhin, zvicerianët po blejnë gjithmonë e më shumë jashtë vendit. Pothuajse 10 % e qarkullimit të tregtisë me pakicë shkon jashtë këtij shteti. Po sipas këtyre të dhënave, zviceranët harxhojnë gati 9 miliardë franga çdo vit jashtë vendit. Kjo është e barabartë me 9 përqindëshin e totalit të shitjeve me pakicë në Zvicër.

Sipas një sondazhin, zvicerianët po blejnë gjithmonë e më shumë jashtë vendit. Pothuajse 10 % e qarkullimit të tregtisë me pakicë shkon jashtë këtij shteti.

Po sipas këtyre të dhënave, zviceranët harxhojnë gati 9 miliardë franga çdo vit jashtë vendit.

Kjo është e barabartë me 9 përqindëshin e totalit të shitjeve me pakicë në Zvicër. Ky sondazh u realizua nga Instituti për Hulumtimin e Tregut GFK. Llogaritjet e këtij hulumtimi janë bazuar në një studim me 4.500 familje.

“Studimi tregon se shumë njerëz janë të vetëdijshëm për blerjen jashtë vendit. Një në katër banorë shkojnë jashtë vendit të paktën një herë në çdo muaj për të blerë”- shprehet autori i studimit, Thomas Hochreutener. Ndër produktet më të kërkuara jashtë vendit janë rrobat dhe këpucët, ushqimet, kozmetika dhe mobiljet.

Nga blerjet e zviceranëve në vendet fqinje ka përfituar më së shumti Gjermania.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar