Zv.ministrat do të shkarkohen këtë javë

Zv.ministrat do të shkarkohen këtë javë

Kryeministri në largim Sali Berisha do të propozojë sot në mbledhjen e fundit të qeverisë së drejtuar prej tij lirimin nga detyra të të gjithë zëvëndësministrave. Ai bazohet tek neni 6 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministave, ku thuhet se zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me

Kryeministri në largim Sali Berisha do të propozojë sot në mbledhjen e fundit të qeverisë së drejtuar prej tij lirimin nga detyra të të gjithë zëvëndësministrave.

Ai bazohet tek neni 6 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministave, ku thuhet se zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim te Kryeministrit.

Berisha këtë javë ka takimin e fundit dhe ka kërkuar nga ministrat që të bëjnë gati dosjet për pasardhësit, pasi javën tjetër vjen në detyrë qeveria e re me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.

“Zotërinj ministra, jemi në mbledhjen e fundit dhe kërkoj në mënyrë që pasardhësve tuaj tu lini në tavolinë listën e projekteve në vazhdim, në drejtorinë përkatëse duhet të jëtë dosja të cilën duhet ta keni kontrolluar. Të mos harroni se në këto karrike ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë dhe mund të thonë se nuk gjetëm dosje, ndaj nje kopje të dosjes do ta merrni me vete dhe një tjeter do ta lini në drejtorinë përkatëse”, pati deklaruar z. Berisha në një mbledhje të mëparshme.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar