Henry V. Jardine, zëvendësambasador i SHBA-së në Tiranë, mbajti një leksion të hapur në Universitetin Bedër me temë: “Vlerat e demokracisë dhe roli i rinisë”. Z. Jardine u shpreh se ai zgjodhi pikërisht këtë temë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë rinia në instancat vendimmarrëse, si edhe faktin që zgjedhjet lokale do të
Henry V. Jardine, zëvendësambasador i SHBA-së në Tiranë, mbajti një leksion të hapur në Universitetin Bedër me temë: “Vlerat e demokracisë dhe roli i rinisë”. Z. Jardine u shpreh se ai zgjodhi pikërisht këtë temë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë rinia në instancat vendimmarrëse, si edhe faktin që zgjedhjet lokale do të mbahen së afërmi.
Leksioni u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku z.Jardine fillimisht pyeti studentët se si e perceptojnë ato rolin që duhet të ketë rinia në zhvillimin e demokracisë. I pyetur për mënyrat e ndërgjegjësimit të rinisë, në lidhje me demokracinë, z.Jardine u shpreh se varet nga interesat e grupit rinor, por ndër bazat kryesore përmendi nxitjen për angazhime nëpërmjet rrjeteve sociale, tashmë si një ndër format kryesore të komunikimit.
Z.Jardine u shpreh se Ambasada Amerikane është e hapur për të ndihmuar dhe mirëpret idetë që studentët mund të kenë për të vënë në zbatim plane, në lidhje me demokracinë dhe rolin e tyre.
Gjatë vizitës së tij në Bedër, z Jardine u prit nga Rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, i cili përpos njohjes me ambiente të ndryshme të institucionit, si biblioteka, qendra e medias dhe muzeun e medias dhe komunikimit e njohu gjithashtu me misionin, vizionin, si dhe aspiratat për të ardhmen e Universitetit Bedër.
Në fund të bisedës ai falenderoi studentët dhe premtoi se përfaqësues të ambasadës do të zhvillojnë një seminar, në lidhje me bursat dhe programet e tjera që ofrohen për të lehtësuar studimet në Amerikë.
Ndërkohë zv.Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, z.Brian Street njohu studentët dhe mundësinë që ofron programi Fulbright për të studiuar me bursë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Z. Jardine u prit në një takim të veçantë edhe nga Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), i cili e njohu me ecurinë e institucionit deri më tani.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *