Një zjarr ka rënë në zonën malore të qytetit Uljin në Korenë e Jugut. Deri më tani, 3500 hektarë tokë janë shkrumbuar nga zjarri në pyll dhe më shumë se 350 shtëpi janë përfshirë nga flakët. Zjarri i cili u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë, ka mbërritur në termocentralin bërthamor të
Një zjarr ka rënë në zonën malore të qytetit Uljin në Korenë e Jugut. Deri më tani, 3500 hektarë tokë janë shkrumbuar nga zjarri në pyll dhe më shumë se 350 shtëpi janë përfshirë nga flakët. Zjarri i cili u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë, ka mbërritur në termocentralin bërthamor të Hanulit dhe ka alarmuar autoritetet.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in urdhëroi që të bëhen përpjekje të gjithanshme për të mbrojtur termocentralin bërthamor Hanul nga zjarri.
Autoritetet nuk kanë thënë saktësisht se sa larg nga centrali është zjarri, por kanë raportuar se pesë nga gjashtë reaktorët e tij janë aktualisht në funksion.
Për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në termocentralin bërthamor, vazhdojnë punën 50 helikopterë, 330 makina zjarrfikëse dhe 1200 zjarrfikës. Zyrtarët njoftuan se është krijuar një linjë mbrojtëse për zjarrin në pyll, i cili ka arritur deri te rrethoja e jashtme e termocentralit bërthamor Hanul dhe se termocentrali nuk është dëmtuar deri më tani.
Përgatiti: Alba Qojle
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *