Zjarr në kabinën elektrike, rrezikohen 4 familje në Korçë

Zjarr në kabinën elektrike, rrezikohen 4 familje në Korçë

Një zjarr në një kabinë elektrike ka rrezikuar jetët e katër familjeve në një fshat të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në fshatin Barç të Korçës, ku një qark i shkurtër në pajisjet e kabinës elektrike ka këputur telat përcjellës, të cilët kanë rënë në oborret e shtëpive. Në vendngjarje

Një zjarr në një kabinë elektrike ka rrezikuar jetët e katër familjeve në një fshat të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në fshatin Barç të Korçës, ku një qark i shkurtër në pajisjet e kabinës elektrike ka këputur telat përcjellës, të cilët kanë rënë në oborret e shtëpive.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët kanë evakuar banorët dhe më pas kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.

Pas ngjarjes banorët kanë kërkuar ndërhyrhen e menjëhershme të CEZ-it pasi sipas tyre kabina, që ndodhet shumë afër banesave, është lënë pa mbrojtje dhe pa izolim dhe kabllot elektrikë varen në mure.

Pas njoftimit, punonjës të CEZ -Shpërndarje në Korçë kanë mbërritur në fshat duke shkëputur fillimisht energjinë, deri në riparimin e defektit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar