Zhvillohet në Bedër trajnimi me temë “Siguria Dixhitale; sfidat dhe rrugët si të mbrohemi”

Zhvillohet në Bedër trajnimi me temë “Siguria Dixhitale; sfidat dhe rrugët si të mbrohemi”

Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua trajnimi me temë “Siguria Dixhitale; sfidat dhe rrugët si të mbrohemi”. Trajnimi u mbajt nga Prof. Assoc. Dr. Erlis Çela dhe kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe aftësimin e studentëve për t’u mbrojtur në mjedisin dixhital. Trajnimi filloi me një prezantim të sfidave kryesore që paraqet siguria dixhitale

Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua trajnimi me temë “Siguria Dixhitale; sfidat dhe rrugët si të mbrohemi”. Trajnimi u mbajt nga Prof. Assoc. Dr. Erlis Çela dhe kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe aftësimin e studentëve për t’u mbrojtur në mjedisin dixhital.

Trajnimi filloi me një prezantim të sfidave kryesore që paraqet siguria dixhitale në epokën e informacionit, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, privacinë e të dhënave dhe manipulimin e informacionit. Prof. Çela ndau shembuj konkretë mbi mënyrën se si individët dhe organizatat janë ekspozuar ndaj këtyre sfidave dhe pasojat që ato kanë në jetën e përditshme.

Pjesa e dytë e trajnimit u përqendrua te strategjitë dhe mjetet që mund të përdoren për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë përdorimin e fjalëkalimeve të forta, aplikacioneve të sigurta dhe konfigurimeve të privatësisë në rrjetet sociale. Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e edukimit mbi sigurinë dixhitale për të identifikuar dhe shmangur burimet e informacionit të rremë dhe sulmet phishing.

Në pjesën e fundit, trajnimi u fokusua te zbatimi praktik i njohurive të marra. Studentët patën mundësinë të diskutojnë sfidat që ata kanë hasur në përdorimin e internetit dhe të reflektojnë mbi mënyrat më efektive për të qëndruar të sigurt online. Trajnimi theksoi se siguria dixhitale është një element kyç i Edukimit për Median dhe Informacionin, i cili ndihmon individët të bëhen përdorues të ndërgjegjshëm dhe të mbrojtur të teknologjisë. Në trajnim morën pjesë studentë të ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë.

 

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar