Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Kriza dhe Spiritualiteti”

0

Universiteti Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi zhvilloi këtë fundjavë për të dytin vit radhazi këtë konferencën ndërkombëtare “Kriza dhe Spiritualiteti”.

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin “Hëna e Plotë” – Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi, organizuan sot konferencën e dytë ndërkombëtare me temë “Kriza dhe Spiritualiteti”.

Marrëdhënia e krizës si një koncept mjaft i gjerë me spiritualitetin si një koncept mjaft i rëndësishëm njerëzor ishte tema për të cilën referuan studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Italia, ShBA, Kosova, Maqedonia, Turqia dhe Bosnje Hercegovina.

zanini

“Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të shumë krizave serioze që prekin dimensione të ndryshme të njeriut. Simptomat siç janë, prishja e balancave, humbja e ekuilibrit global, largimi nga vlerat njerëzore, cenimi i paqes sociale dhe falimentimi i jetës ekonomike, janë treguesit njerëzor që na ndihmojnë të përcaktojmë një gjendje krize. Duke qenë se në thelb të çdo krize qëndron njeriu, në gjetjen e rrugëve të zgjidhjes del në pah rëndësia që ka njohja e qenies njerëzore me të gjitha dimensionet. Për ta njohur më mirë njeriun ai duhet të analizohet si një qenie e plotë, me shpirtin dhe ndërgjegjen e tij”, u shpreh në fjalën e tij Prof. Tekineş, kryetari i kësaj konference por njëkohësisht dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Humane.

pohl

Gjithashtu në konferencë referuan Prof. Dr. Francesco Zanini nga Italia dhe Prof. Dr. Jahn Paul nga ShBA.

/Erzen  Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here