Zhvillohet debati studentor me temë “Mbyllja e platformave (TikTok, Snapchat) vs Edukimi për median dhe Informacionin”

Zhvillohet debati studentor me temë “Mbyllja e platformave (TikTok, Snapchat) vs Edukimi për median dhe Informacionin”

  Në kuadër të Javës së Edukimit për Median dhe Informacionin, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua një debat studentor duke vënë përballë dy ekipe, kur njëri prej tyre mbrojti idenë se platformat e tilla si TikTok duhet të mbyllen ose të kontrollohen më ligj, ndërsa ekipi tjetër mbrojti idenë që duhet të

 

Në kuadër të Javës së Edukimit për Median dhe Informacionin, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua një debat studentor duke vënë përballë dy ekipe, kur njëri prej tyre mbrojti idenë se platformat e tilla si TikTok duhet të mbyllen ose të kontrollohen më ligj, ndërsa ekipi tjetër mbrojti idenë që duhet të edukojmë përdoruesit rreth medias dhe informacionit.

Përgjatë debatit të dyja grupet parashtruan argumentet dhe qëndrimet e tyre, si dhe ngritën kundër argumente. Në debat morën pjesë studentë nga programe të ndryshme, bachelor dhe master të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë.

Juria u përbërë nga Prof. Asoc. Dr. Eriketa Sogutlu, përgjegjëse e Departamentit të Edukimi dhe Gjuhës anglez; MSc. Alban Tufa, lektor në Departamentin e Shkencave të Komunikimit dhe Marina Zela, asistente pranë të njëjtit departament.

Debati u zhvillua në bashkëpunim me Klubin e Debatit dhe me Klubin e Edukimit Mediatik.

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar