Zhvillimi i infrastrukturës rrit interesin e turistëve në Valbonë

0

Në komunën e Margegajt pritet të dyfishohet numri i turistëve gjatë këtij viti. Rexh Byberi, kryetar i kësaj komune, thotë se infrstruktura në këtë zonë ka pësuar një ndryshim të dukshëm, çka ndikon në rritjen e numrit të vizitorëve, veçanërisht në Luginën e Valbonës. Byberi mban postin e kryekomunarit që nga viti 2000 dhe shifron se deri tani investimet kapin vlerën e 30 miliardë lekëve. Mbështetja kryesore ka qenë nga qeveria, thotë ai, ndërkohë që veçon dhe rolin e e Fondit të Zhvillimit Shqiptar dhe donatorëve të huaj.

Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe lehtëson kështu komunikimin e vizitorëve për në Valbonë. Në vitin 2000  Valbonën  e vizituan 250 turistë, ndërkohë që në 2012-ën u regjistruan 28 mijë turistë. Këtë vit pritshmëria është dyfishi i vitit të kaluar.

Z. Rexh Byberi thotë se komuna e Margegajt e ka prioritet të saj zhvillimin e turizmit, pasi ka resurse natyrore. Lugina e Valbonës dhe e lumit të Gashit janë dy parqe kombëtare. Atje mund të vizitosh bjeshkët, lumenjtë, burimet ujore apo liqenet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here