Zhurmat e larta, skaner gjithë lokaleve të kryeqytetit

0

Agjencia Rajonale e Mjedisit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka nisur aksionin kundër ndotjes akustike që krijojnë lokalet e natës në kryeqytet.

Masa administrative me gjobë deri në 50 000 lekë të reja dhe pezullim aktiviteti deri në përmbushjen e kritereve, për të gjitha lokalet që krijojnë ndotje akustike.

Aksioni ka filluar në zonën më problematike në atë të ish-Bllokut, ku sipas kontrolleve të deritanishme rezulton se zhurma e krijuar në këto ambiente është jashtë normave të lejuara.

Ndërkohë, situate vijon të mbetet shqetësuese për banorët pasi ndotja akustike i kalon normat e lejuara.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here