Zhiti dhe ambasadori turk vizitë në shtëpinë e Agollit

Zhiti dhe ambasadori turk vizitë në shtëpinë e Agollit

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar turk, Jashar Qemal, ministri i Kulturës, Visar Zhiti zhvilloi dje një takim në shtëpinë e shkrimtarit të shquar të letrave shqipe Dritëro Agolli. Ky takim  zhvillua nën kujdesin e e ministrit të Kulturës, Visar Zhitit, Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hasan Ashan, përkthyesi i mirënjohur

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar turk, Jashar Qemal, ministri i Kulturës, Visar Zhiti zhvilloi dje një takim në shtëpinë e shkrimtarit të shquar të letrave shqipe Dritëro Agolli.

Ky takim  zhvillua nën kujdesin e e ministrit të Kulturës, Visar Zhitit, Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hasan Ashan, përkthyesi i mirënjohur nga gjuha turke, Stefan Vucani, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Librit dhe Bibliotekave në MTKRS, Ermir Nika.

Në qendër të vëmendjës së këtij takimi ishte miqësia e lidhur dhe e trashëguar ndër vite midis Jashar Qemalit dhe Dritëro Agolli.

Ky takim kaloi përmes kujtimeve mbresëlënëse gjatë vizitës së Jashar Qemalit në Shqipëri e cila u përcoll përmes protagonistëve të asaj dite të shënuar.

Vizita e zhvilluar në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Ditëro Agollit e njëkohësisht mikut të Jashar Qemalit dhe përfaqsuese të shteti turk, na tregon edhe njëherë për miqësinë dhe përafrësinë kulturore që vijon të ruhet ndërmjet këtyre dy kombeve.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar