Zhgënjim në Mitrovicë, rikthehet barrikada mbi lumë

Gëzimi i Mitrovicës për heqjen e barrikadës nuk zgjati shumë. Serbët, me vendim të kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, vendosën rikthimin e pengesës ndarëse  në lumin Ibër në një formë të re. Kësaj radhe ata ngritën një masë me blloqe, ku mbollën disa lule, duke e quajtur vendin në mënyrë ironike ‘parku i paqes’.

Gëzimi i Mitrovicës për heqjen e barrikadës nuk zgjati shumë. Serbët, me vendim të kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, vendosën rikthimin e pengesës ndarëse  në lumin Ibër në një formë të re.

Kësaj radhe ata ngritën një masë me blloqe, ku mbollën disa lule, duke e quajtur vendin në mënyrë ironike ‘parku i paqes’. Të pranishëm në vendngjarje ishin edhe forcat e policisë kosovare, por pa të drejtë veprimi.

Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, i bëri thirrje homologut të tij shqiptar të pjesës jugore që të bëjë të njëjtën gjë në pjesën jugore. Por Agim Bahtiri është kundër kësaj ideje.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Mitrovicës së veriut. Unë nuk jam për idenë e ‘Parkut të Paqes” por jam për lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Bahtiri.

b3

Ringritjen e barrikadës e dënoi edhe Hashim Thaçi, i cili e cilësoi aktin si zhgënjyes dhe të turpshëm.

“Ata që janë përgjegjës për këto veprime antiligjore, do të përballën me ligjin herët apo vonë. Liria e lëvizjes është e drejtë fondamentale dhe ajo nuk mund të cenohet nga askush. Prandaj, iu bëj thirrje udhëheqësve lokalë të komunitetit serbë që të tregohen të arsyeshëm dhe ta heqin këtë barrikadë. Turpi që paraqet kjo barrikadë nuk mund të fshihet nga lulet e vendosura në vend të gabuar. Ai turp largohet vetëm kur të largohet barrikada dhe ura të jetë e lirë për qarkullim”, tha Thaçi në një deklaratë për shtyp.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar