Zhgënjen Laçi, Kukësi e Teuta pranë kualifikimit

Zhgënjen Laçi, Kukësi e Teuta pranë kualifikimit

Laçi ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të eliminatorëve për në Ligën e Europës duke u mposhtur me rezultatin 0-1 në Korçë. Ndërsa Teuta ka arritur të fitojë 3-1 dhe Kukësi ka barazuar në transfertë 1-1. Laçi zhgënjeu që në takimin e parë të këtij raundi të Ligën e Europës, duke u mposhtur nga skuadra

Laçi ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të eliminatorëve për në Ligën e Europës duke u mposhtur me rezultatin 0-1 në Korçë. Ndërsa Teuta ka arritur të fitojë 3-1 dhe Kukësi ka barazuar në transfertë 1-1.

Laçi zhgënjeu që në takimin e parë të këtij raundi të Ligën e Europës, duke u mposhtur nga skuadra e Diferdange i Luksemburgut me rezultatin 0-1.

Formacioni  i Stavri Nicës edhe pse krijoi volum të madh loje nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës, ndonëse kishte përballë një nga skuadrat më të dobëta që merr pjesë në këtë garë.Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 84 nga Lebrense.

Kukësi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në transfertën e vështirë të Flora Talinit duke korrur një barazim 1-1.

Ishin të zotët e shtëpisë që kaluan në avantazh në minutën e 11 me anë të Post dhe kaq kishte për vendasit në pjesën e parë, pasi Kuksianët fillojnë të dominojnë në fushën e lojës duke pasur disa raste për shënim, por pa rezultat.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 79 me anë të Prognit që ishte një ndër me të mirët në fushë. Kuksianët janë favorit në ndeshjen e kthimit pasi mjafton të mbrojnë rezultatin dhe kalojnë në fazën tjetër.

Teuta nuk ka zhgënjyer në “Niko Dovana” pasi ka mposhtur moldavët e Daça të Kishinjevit me rezultatin 3-1. Në minutën e 29 ishin durrsakët që kalojnë në avantazh me anë të Xhafajt por nëntë minuta më pas Pavlov barazon rezultatin.

Në pjesën e dytë miqtë patën disa raste për shënim, por në minutën e 68 Dosti kalon në avantazh “djemtë e detit” dhe në të 73 Mancaku shënon një euro gol duke u vulosur edhe rezultatin përfundimtarë 3-1.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar