Zgjoheni pa energji? 5 mënyra për të nisur ditën ndryshe

      Shumë njerëz e kanë të vështirë fillimin e ditës me energji dhe vrull. Shumë të tjerë vonohen për të mbërritur në punë, duke mos përmendur edhe stresin nga trafiku. Të tjerë mbështeten tek një filxhan kafeje, duke menduar se do t’i japë energjinë e munguar por pa marrë parasysh pasojat e atij veprimi. Mbase

     

    Shumë njerëz e kanë të vështirë fillimin e ditës me energji dhe vrull. Shumë të tjerë vonohen për të mbërritur në punë, duke mos përmendur edhe stresin nga trafiku.

    Të tjerë mbështeten tek një filxhan kafeje, duke menduar se do t’i japë energjinë e munguar por pa marrë parasysh pasojat e atij veprimi. Mbase ka ardhur koha që të gjitha këtyre shqetësimeve tu jepni fund.

    Më poshtë do të gjeni 5 këshilla për ta nisur ditën me energji dhe në mënyrën e duhur.

    1. Bëni një rutinë joga 5-minutëshe

    Stephanie Mansour, një kontribuese e shëndetit dhe fitnesit në CNN dhe trajnere e grave për humbje peshe, thotë se bërja e nje seance joga kur zgjoheni mund t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshëm nivelin e energjisë trupore.

    “Çdo lëvizje që ngrin krahët mbi kokë, shtrin pjesën e pasme të këmbëve ose përshpejton rrahjet e zemrës do të ndihmojë në rritjen e energjisë”, tha Mansour. “Unë fokusohem në shtrirjen e gjoksit dhe më pas shpinën dhe pjesën e poshtme të trupit për të përmirësuar qarkullimin dhe energjinë”.

    Këtë bën edhe Farrell Allen.

    “Kur zgjohesha në mëngjes, nëna ime ndonjëherë vërente lodhjen që më kishte kapluar dhe më thoshte: OK, 10 kërcime për tu zgjuar”, thotë Farrell Allen. Ajo ende e fillon ditën e saj me stërvitje.

    1. Dilni jashtë

    Zgjimi i trupit me ecje në natyrë është shumë më i dobishëm dhe afatgjatë, sesa nisja e ditës me kafe.

    “Një shëtitje në mëngjes mund të jetë paqësore dhe t’ju japë një ndryshim në perspektivë sepse po shihni gjëra të ndryshme si: qiellin, pemët, natyrën, etj. Ecja jashtë rrit energjinë tuaj për shkak të temperaturës jashtë, duke zgjuar trupin”, , thotë Mansour

    1. Dëgjo muzikë frymëzuese

    Zgjimi me muzikë frymëzuese është një mënyrë tjetër për ta nisur ditën me energji dhe pozitivitet.

    Ky veprim mund të kryhet gjatë stërvitjes së mëngjesit, dhe sipas një studimi të vitit 2020, ka aftësinë të pakësojë perceptimin e dhimbjes dhe lodhjes gjatë një stërvitjes dhe të përmirësojë performancën dhe qëndrueshmërinë.

    1. Hidratimi i trupit

    Pas gjumit të rëndë të natës, ajo që i mungon më shumë trupit është hidratimi. Organe si veshkat e kanë të vështirë që të funksionojnë në mjedise ku hidratimi është i ulët. Për këtë arsye, konsumimi i një gote uji me pak limon do ta ndihmonte shumë metabolizmin tuaj.

    1. Konsumoni mëngjesin

    Një vakt i mirë e me proteina do të mund të ndihmojë në nisdjen e aktiviteteve ditore me energji.

    Farrell Allen, ka sugjeruar disa nga ingredientët të cilët mund të shoqërojnë tryezën tuaj të mëngjesit. Konsumimi i disa karboidrateve, ose fibrave, mund të mbështesë në çlirim më të ngadaltë të shëqerit në gjak duke i iguruiar kështu trupit që të jetë më i qëndrueshëm dhe me energji.

    “Mënyra ime tipike për të nisur ditën është gjizë me pak yndyrë ose kos, të mbushur me manaferra, granola dhe arra,” tha ajo.

    Por ka edhe shumë ushqime të tjera të cilat mund të nxisin rritjen e aktivitetit tuaj, si konsumimi i një veze, ose një fete djathë. E kështillueshmë është edhe përdorimi i një avokado me pak bukë gruri të thekur.

    Përgatiti për “Objektiv.al”: ALBAN HOXHA

    Artikuj të ngjashëm

    Lini Komentin tuaj

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

    Të Fundit

    Më të Komentuar