Zgjidhet “Mësuesi i Vitit 2013”

0

Në një  aktivitet të zhvilluar në ambjentet e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) u zgjodh” Mësuesi i Vitit 2013″. Kjo erdhi si rezultat i votimit të nxënësve të disa gjimnazeve në vendin tonë.

Arjan Gani aktualisht mësues në gjimnazin e Gjuhëve të Huaja në qytetin e Elbasanit, shpallet “Mësuesi i Vitit 2013”. Rezultati u bazua në anketën, e cila zhvillohet çdo vit në Universitetin Bedër, ndërsa Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në Shqipëri ishte ai i cili dorëzoi këtë çmim.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin pedagogë dhe arsimtarë të shumtë nga gjimnazet në të cilët u realizua kjo anketë, përfaqësues të drejtorisë arsimore si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh.

Në fjalën e tij mësuesi fitues Arjan Gani, vlerësoi universitetin për këtë organizim dhe shprehu emocionet për cmimin e marrë, gjithashtu falenderoi jo vetëm të pranishmit dhe studentët që e votuan, por njëkohësisht të gjithë kolegët e tij mësues në vendin tonë.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here