Në jug të vendit vijon gjendja alarmante për shkak të vërshimit të ujërave. Gjendja më alarmante paraqitet në Fier dhe Vlorë, ndërsa në terren po ndërmerren operacione shpëtimi për banorët që ndodhen në mes të ujërave. Deri më tani janë zhvendosur shumë familje, ndërkohë që “Top Channel” raporton se niveli i ujërave të Semanit dhe
Në jug të vendit vijon gjendja alarmante për shkak të vërshimit të ujërave. Gjendja më alarmante paraqitet në Fier dhe Vlorë, ndërsa në terren po ndërmerren operacione shpëtimi për banorët që ndodhen në mes të ujërave.
Deri më tani janë zhvendosur shumë familje, ndërkohë që “Top Channel” raporton se niveli i ujërave të Semanit dhe Vjosës po ulet, por ai mbetet ende kërcënues.
Në komunën Levan të Fierit, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje. Operacionet më të vështira kanë qenë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Dy helikopterë të forcave ushtarake kanë ndërhyrë në fshatin Poro të komunës Frakull dhe fshatin Darzezë e Re.
Për evakuimin e familjeve nga komuna Novoselë janë angazhuar njësitë e “Delta Force” të Forcave të Armatosura.
Policia Rrugore ka bllokuar rrugën e vjetër Levan-Novoselë për shkak të ujërave sipërfaqësore që kanë arritur nivele të larta mbi rrugë.
Rruga funksionale nga Fieri në Vlorë është vetëm autostrada e re Fier-Vlorë.
Shefi i shtabit të emergjencave civile, Shemsi Prençi, në një prononcim për “Top Channel” nga Ura e Mifolit në Vlorë, ka deklaruar se operacionet e shpëtimit janë shtrirë përtej Fierit dhe Vlorës.
“Prej tre ditësh jemi në krye të operacionit për menaxhimin e situatës në Vlorë, Fier, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan. Situata ka qenë e vështirë për shkak të reshjeve dhe prurjeve të lumenjve. Më problematike ka qenë situata në Frakull, Novoselë dhe Levan të Fierit”, ka thënë Prençi. Sipas tij, thellësia e ujit ka arritur në 1.3 metra, ndërkohë që ka edhe banesa të mbuluara tërësisht.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *