Zgjedhjet vendore, fiton PS dhe LSI

Zgjedhjet vendore, fiton PS dhe LSI

Kanë përfunduar zgjedhjet e pjesshme vendore në dy komuna në Korçë dhe në Shkodër, ku kanë fituar respektivisht kandidati i LSI-së në komunën Dardhas dhe kandidati socialist në komunen Rrethinat.  Sipas KQZ në të dyja komunat procesi i numërimit të votave ka qenë i pandërprerë çka solli përfundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në

Kanë përfunduar zgjedhjet e pjesshme vendore në dy komuna në Korçë dhe në Shkodër, ku kanë fituar respektivisht kandidati i LSI-së në komunën Dardhas dhe kandidati socialist në komunen Rrethinat. 

Sipas KQZ në të dyja komunat procesi i numërimit të votave ka qenë i pandërprerë çka solli përfundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Ne komunen Dardhas, sipas njoftimit zyrtar te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kandidati i Partise Demokratike Gentian Mustafa Pere ka marrë 412 vota, ndërsa kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim, i mbeshtetur edhe nga koalicioni i majte, Genci Arefi Hamollari ka marrë 1138 vota.

Në komunën Rrethina në qarkun Shkodër, kandidati socialist Luan Halit Harusha ka marrë 4411 vota ndërsa kandidati democrat Ridvan Qazim Guri ka marrë 1402 vota. KQZ e ka shpallur tashme vendimin per fituesit dhe eshte ne pritje te kutive te votimit me fletet e votimit.

Ne komunen Dardhas ne Korçë zgjedhjet u mbajten sepse Keshilli i Ministrave shkarkoi ish-kryetarin e komunes per ceshtjen e deklarimit te pasurise. Ish-kryetari i perkiste Partise Socialiste. Ne komunen rrethina ish-kryetari i zgjedhur nga PS eshte ne burg me disa akuza dhe per kete arsye ai u shkarkua nga detyra.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar