Zgjedhjet, të verbërve nuk u krijohen kushtet për të votuar

Zgjedhjet, të verbërve nuk u krijohen kushtet për të votuar

Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj tha se dështimi i votimit i të verbërve është një standard i cënuar. Sipas Tafaj, janë rreth 10 mijë persona të verbët që mund të votojnë. Problemi qëndron në mos vënien në dispozicion nga ana e KQZ-së, të shablloneve sipas sistemit brail, me anë të cilit do

Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj tha se dështimi i votimit i të verbërve është një standard i cënuar.

Sipas Tafaj, janë rreth 10 mijë persona të verbët që mund të votojnë. Problemi qëndron në mos vënien në dispozicion nga ana e KQZ-së, të shablloneve sipas sistemit brail, me anë të cilit do të mund të votonin të vërbërit pa pasur nevojë për shoqërues.

Në një prononcim për mediat kreu i kësaj shoqate u shpreh se të verbrit duhet të ishin të pavarur për të shprehur votën e tyre duke qenë se dështimi i votimit me shabllon cënon lirinë e tyre.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar