Zgjedhjet, provimet e studentëve pas 26 qershorit

0

Studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe të universiteteve të tjera do të nisin sezonin e provimeve pas datës 26 qershor.

Sipas rektorateve përkatëse , studentët duhet të kthehen në vendin e tyre, në zonat ku janë caktuar për të votuar. Sekretaritë e fakulteteve janë njoftuar tre ditë përpara dhe tre ditë pas zgjedhjeve për të mos parashikuar asnjë datë provimi.

Kjo javë shtyrje provimesh për të gjithë studentët e universiteteve në vend do të sjellë data të reja të paktën deri në mes të muajit korrik.

Edhe vitet e kaluara universitetet kanë lënë disa ditë në dispozicion të procesit zgjedhor duke lënë hapësira për studentët.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here