Zgjedhjet për kreun e PD, probleme me listat e antarësisë

Kanë nisur në orën 7.00 të mëngjesit e sotëm votimet për kryetarin e PD Korccë dhe Elbasan. Janë thirrur për të votuar në këtë rreth gjithsej 5684 anëtarë, të cilët do të zgjedhin mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Basha. Ajo çka vihet re që në orët e para të votimit janë rradhët e gjata të

Kanë nisur në orën 7.00 të mëngjesit e sotëm votimet për kryetarin e PD Korccë dhe Elbasan. Janë thirrur për të votuar në këtë rreth gjithsej 5684 anëtarë, të cilët do të zgjedhin mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Basha.

Ajo çka vihet re që në orët e para të votimit janë rradhët e gjata të anëtarësisë së PD, të cilët nuk gjejnë emrin në lista. Lidhur me këtë anëtari i komisionit, Shefqet Deliallisi tha se problemi qëndron tek vetë anëtarët të cilët nuk kanë bërë rifreskimin e emrave në lista.

Votimet për rrethin e Elbasanit po zhvillohen në teatrin Skampa dhe deri në orën 10:30 kanë votuar rreth 500 anetarë të PD. Ndërkohë që për kreun e PD votohet edhe në rrethin e Peqinit, Librazhdit dhe Gramshit.

Nga ana tjetër votimit për kreun e ri në Korçë ka nisur prej ores 8.00 duke shënuar që në fillimin e  tij një pjesëmarje të konsiderueshme të anëtarëve që votojnë. Sipas kreut të komisionit për qendrën e votimit të rrethit Korçë janë marrë të gjitha masat që anëtarët të votojnë ndërsa pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme prej momentit, kur kjo qendër është hapur, ndërkohë që ka raste të anëtarëve të PD që nuk gjejnë emrin në lista.Në rrethin e Korçës janë 5200 anëtarë të PD që pritet të votojnë deri në mbyllje të procesit.

Edhe në rrethin e Shkodrës janë konstatur probleme gjatë procesit të votimit për kreut të ri të PD, shumë qytetarë nuk arrijnë të gjejnë emrin në listat e votuesve. Një nga antarët e PD shprehet kam 20 vite i anëtarsuar. Ndërkohë në rrethin e Shkodrës janë 3369 anëtarë që i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Vihet re një pjesëmarrje e lartë të votim ndërkohë që nuk është shënuar asnjë incident përvec problemit që shumë antar të PD nuk e gjejnë emrin në listat e votimit.

/Laugert qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar