Zgjedhjet, vëzhgues 30 ambasadorë dhe 9 mijë vëzhgues në terren

Ndërkombëtarët, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kushtuar vëmendjen maksimale plagës më të madhe të demokracisë shqiptare, zgjedhjeve. Ky process zgjedhor do të monitorohet në mënyrë të rreptë. Deri më sot janë janë akredituar pranë KQZ-së rreth 9 mijë vëzhgues shqiptarë, të huaj, misione që do të udhëhiqen nga vetë ambasadorët dhe

Ndërkombëtarët, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kushtuar vëmendjen maksimale plagës më të madhe të demokracisë shqiptare, zgjedhjeve.

Ky process zgjedhor do të monitorohet në mënyrë të rreptë. Deri më sot janë janë akredituar pranë KQZ-së rreth 9 mijë vëzhgues shqiptarë, të huaj, misione që do të udhëhiqen nga vetë ambasadorët dhe misionet ndërkombëtare. Si diçka jo e ndodhur më parë kësaj rradhe do të jenë në terren edhe vetë ambasadorët. Janë mbi 30 ambasadorë, 27 të BE-së, ambasadori amerikan , ai i  Rusisë dhe disa të vendeve fqinje.

OSBE-ODIHR kërkon rritjen e numrit të vëzhguesve, të miratuar në këtë mbledhje të rradhës. Gjithashtu janë miratuar edhe 23 vëzhguesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, të cilin e kryeson Luka Valonte. Nuk do të mungojnë në këto zgjedhje edhe Wolfang Groskuk, zëvendës president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një emër i shumëdiskutuar në shqipëri si mik i kryeministrit Berisha.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar