Zgjedhjet në Venezuelë, opozita kërcënon qeverinë

Zgjedhjet në Venezuelë, opozita kërcënon qeverinë

Kandidati opozitar për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, Henrike Kapriles ka kërcënuar se do  të marrë masa kundër votave të kontestuara, të cilat ai pretendon se jenë vjedhur nga maxhoranca e Nikola Maduros. Kapriles kërkoi detaje mbi auditin e votave që Këshilli Zgjedhor do të ndërmarrë. Ai shprehu se këshilli ka afat përfundimtar të martën, por

Kandidati opozitar për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, Henrike Kapriles ka kërcënuar se do  të marrë masa kundër votave të kontestuara, të cilat ai pretendon se jenë vjedhur nga maxhoranca e Nikola Maduros.

Kapriles kërkoi detaje mbi auditin e votave që Këshilli Zgjedhor do të ndërmarrë. Ai shprehu se këshilli ka afat përfundimtar të martën, por nuk specifikoi çfarë masash do të ndërmarrë nëse afati nuk respektohet.

Maduro fitoi zgjedhjet e 14 prillit me më pak se 2 për qind. Ai u betua si president javën e kaluar duke pasuar Hugo Çavezin, i cili vdiq në mars nga sëmundja e kancerit.

Tensionet në këtë shtet të ndarë kanë arritur majat. Qeveria akuzon opozitën për nxitje të përpjekjeve për grusht shteti dhe opozita akuzon qeverinë për “gënjeshtra të dëshpëruara”.

Nëntë viktima janë shënuar deri më tani nga protestat paszgjedhore. Qeveria gjithashtu edhe opozita po planifikojnë më shumë protesta për 1 Majin.

/Jola Llozhi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar