Zgjedhjet në PD, Olldashi “sulmon” indirekt Berishën

0

“Ndjesë anëtarëve që s’patën emrin në lista. Janë shtuar votues të rinj”

Dje demokratët u ftuan të votonin kreun e ri që do t’i drejtojë në periudhën post-Berisha.

Edhe pse numërimi nuk kishte nisur akoma, pasditen e djeshme ishte vetë kandidati në këtë garë, Sokol Olldashi  i cili la të kuptohej dhe skemën, e cila nuk do mund t’ia linte rezultatin një gare të natyrshme, por një rezultati të paracaktuar që do nxjerrë rivalin e tij, Lulzim Bashën fitues për kreun e PD-së.

Në prononcimin e tij, Olldashi la të kuptohej se dy ishin metodat e përdorura në këtë garë: e gjithë anëtarësia e PD-së e njohur si mbështetëse e Olldashit, nuk arriti të gjente emrin në listë për të votuar, dhe së dyti shtimi i një anëtarësie fiktive në Tiranë, që sollën një trafik votash në favor të kundërshtarit të tij në këtë garë. Të dy këto metoda i denoncoi mbrëmjen e djeshme Olldashi, i cili pas votimit të tij vetëm pak minuta para mbylljes së orarit zyrtar të votimit, u shfaq i revoltuar para kamerave.

“Procesi i votimit në PD u mbyll. Votova me fletën nr 040213. U shpreh mirënjohjen time të gjithë demokratëve që morën pjesë në votim. U kërkoj ndjesë atyre mijëra demokratëve që nuk votuan dot, sepse nuk gjetën emrin në listë. Ky është një problem, përmasën e të cilit e kam pasur të panjohur, pasi, për asnjë moment nuk pata në dispozicion listën e votuesve.

Duke ditur që në Tiranë kishte një shtesë prej rreth 2500 personash, mendova se ishte pikërisht ky kontingjent. Mesa duket paska qenë një kontingjent tjetër, që mbetet për t’u parë ç’është. Këto janë probleme që nuk kanë lidhje me rezultatin, por mbeten probleme edhe nëse nga kutitë raporti i votave del 90% me 10% për Sokol Olldashin. U uroj suksese të gjithë kandidatëve rivalë”- u shpreh Sokol Olldashi në prononcimin e tij të shkurtër për mediat menjëherë pas votimit të tij.

 

/Klajdi Lleshi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here