Kosova pritet të publikojë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve të martën, më datë 17 qershor. Valmir Elezi, zyrtar për informim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, thotë se numërimi i votave për subjektet dhe kandidatët për deputetë ka përfunduar dhe tani po numërohen votat me kusht dhe ato përmes postës. “Siç e dini, numërimi i votave të
Kosova pritet të publikojë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve të martën, më datë 17 qershor.
Valmir Elezi, zyrtar për informim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, thotë se numërimi i votave për subjektet dhe kandidatët për deputetë ka përfunduar dhe tani po numërohen votat me kusht dhe ato përmes postës.
“Siç e dini, numërimi i votave të subjekteve politike dhe kandidatëve është bërë në vendvotim, pas përfundimit të procesit të votimit, ashtu siç përcaktohet me ligj. Kurse, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të bëhet numërimi i votave me kusht, votave përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, njoftoi Elezi.
Ndërkohë 14 vendvotime janë në process rinumërimi dhe subjektet e ndryshme politike ngrenë shqetësime për manipulime të mundshme të rezultateve.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *