Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për postin e Kreut të Bashkisë së Korçës, kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët të Sotiraq Filon, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit në këtë bashki. Nga ana tjetër PD-ja ka vendosur të kandidojë në qytetin më të madh të Juglindjes, rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero ndërsa FRD-ja
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për postin e Kreut të Bashkisë së Korçës, kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët të Sotiraq Filon, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit në këtë bashki.
Nga ana tjetër PD-ja ka vendosur të kandidojë në qytetin më të madh të Juglindjes, rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero ndërsa FRD-ja do të garojë me Brikena Zenelin, e cila vjen nga radhët e sipërmarrjes.
Zgjedhjet e parakohshme zgjedhore për kreun e Bashkisë së Korçës pritet të zhvillohen në tetor pas dorëheqjes së Niko Peleshit i cili është zgjedhur si Zv.kryeministër në qeverinë e re.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *