Bavaria vendosi që CDU-ja sërish të ketë shumicën absolute në parlamentin e landit. Pas mbylljes së vendvotimeve , në Bavari janë kthyer raportet që kanë mbizotëruar me dekada të tëra. Unioni Kristiansocial CSU, e ka korrigjuar gabimin nga viti 2008, kur u desh të krijojë një koalicion me liberalët. CSU tani sërish ka fituar shumicën absolute.
Bavaria vendosi që CDU-ja sërish të ketë shumicën absolute në parlamentin e landit. Pas mbylljes së vendvotimeve , në Bavari janë kthyer raportet që kanë mbizotëruar me dekada të tëra. Unioni Kristiansocial CSU, e ka korrigjuar gabimin nga viti 2008, kur u desh të krijojë një koalicion me liberalët. CSU tani sërish ka fituar shumicën absolute. Ndërsa Partia Socialdemokrate (SPD) e ka shtuar numrin e votave.
Në këto zgjedhje në Gjermani, pritet të rritet edhe numri i votuesve. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 65 % e njerëzve me të drejtë vote, që do të thotë 7 % më shumë se para pesë vitesh.
Për zgjedhjet e 22 shtatorit nuk mund të jepen prognoza të sakta për disa shkaqe. Partia kritike ndaj Evropës, “Alternativa për Gjermani” (AfD), nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e Bavarisë, por do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare. Ajo shpreson se do të fitojë vota në krahun e kancelares Angela Merkel.
Kancelarja Merkel ende ka përparësi shumë të mëdha ndaj kandidatit të socialdemokratëve Steinbrück, por vlerat e kandidatit opozitar po rriten.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *