Zgjedhjet lokale “ndryshojnë” 8 deputetë

Kandidimi i disa deputetëve nga forca të ndryshme politike për kryetar bashkish do të sjellë fytyra të reja në Parlament. Deputetët e saposhpallur si kandidatë do t’u lënë vendin pasardhësve të tyre në listat shumëemërore. Kandidimi i Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës rikthen në Kuvend Asllan Dogjanin, i cili ishte pjesë e listës së

Kandidimi i disa deputetëve nga forca të ndryshme politike për kryetar bashkish do të sjellë fytyra të reja në Parlament. Deputetët e saposhpallur si kandidatë do t’u lënë vendin pasardhësve të tyre në listat shumëemërore.

Kandidimi i Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës rikthen në Kuvend Asllan Dogjanin, i cili ishte pjesë e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Po për Partinë Demokratike, Arbjola Halimi do të zëvendësojë Ardian Turkun, i cili kandidon për Bashkinë e Elbasanit.

Në Shkodër, Irma Kopliku do të zëvendësoje deputeten demokrate Voltana Ademi.

Besnik Dusha, që kandidon në Tropojë për opozitën, zëvendësohet nga Mimoza Hajdarmataj.

Nga Partia Socialiste, Bujar Çela dhe Antoneta Dhima hyjnë në Kuvend pas kandidimit të Armando Subashit në Fier dhe Majlinda Bufit në Roskovec.

Deputeti socialist Artur Bushi, që do të kandidojë për Bashkinë e Krujës, ia le vendin Shkëlqim Troplinit.

Ndërsa vendin e Mimoza Rirës së LSI-së, që do të kandidojë në Përrenjas, do ta zërë Edlira Çekrezi.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar