Zgjedhjet e 3 nëntorit, Kosova me fletëvotime të njëjta

0

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, fletëvotimet do të jenë të njëjta në gjithë territorin e Kosovës. Kështu ka deklaruar  Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, e cila është shprehur se fletëvotimet do të jenë të njëjta pasi pasi zgjedhjet  do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës.

“Fletëvotimet do të jenë të gjitha të njëjta dhe fatbardhësisht ne kemi një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë dhe e cila marrëveshje thotë se zgjedhjet lokale do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Daka.

Sipas saj edhe për regjistrimin e partive politike, do të vlejnë të njëjtat kushte për të gjitha subjektet politike, pavarësisht në cilën pjesë të vendit janë.
“Të gjitha kushtet do të jenë të njëjta, si për partitë të cilat regjistrohen dhe kanë seli në pjesën veriore dhe gjithashtu në pjesën jugore pra regjistrimi do të jetë i njëjtë dhe kushtet do të jenë të njëjta, të gjitha pra sipas ligjeve të Kosovës”, ka theksuar Daka.
Sipas kryetares se KQZ-së, megjithëse ende nuk është vendosë për dizajnin e fletëvotimeve, për shkak të mos përfundimit të procesit të certifikimit të subjekteve politike, fletëvotimet në veri do të jenë të njëjtat me ato të pjesës tjetër të vendit, megjithëse atje OSBE do të luajë rolin e lehtësuesit.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here