Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të zhvillojë zgjedhjet për Kryesinë e re, edhe pse ligji i ri për ASH-në ende nuk është miratuar. Ditën e nesërme do të mbahet Asambleja e radhës e ASH-së, gjatë së cilës do të përcaktohet data e zgjedhjeve të reja, si dhe do të ngrihet komisioni që do të
Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të zhvillojë zgjedhjet për Kryesinë e re, edhe pse ligji i ri për ASH-në ende nuk është miratuar.
Ditën e nesërme do të mbahet Asambleja e radhës e ASH-së, gjatë së cilës do të përcaktohet data e zgjedhjeve të reja, si dhe do të ngrihet komisioni që do të administrojë procesin, që nga shpallja e kritereve te platformat dhe votimi i kandidatëve.
Përgjatë një viti, Akademia e Shkencave ka qenë në qendër të vëmendjes që në momentin e zgjedhjeve të fundit, të cilat përfunduan me një rotacion emrash dhe postesh, që gjeneruan debate të shumta.
Pjesë e kësaj vorbulle ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të reagonte ashpër deri në “kërcënim” për prerje fondesh.
Ky lloj presioni çoi në dorëheqjen e kryesisë së re (kryetarit dhe nënkryetarit, përkatësisht Gudar Beqiraj dhe Muzafer Korkuti), duke hapur një kapitull të ri, atë të reformimit të ASH-së.
/D.Duraku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *