Zeli, një talent që nuk duhet nënvlersuar

Zeli, një talent që nuk duhet nënvlersuar

Ismail Zeli, talenti 21-vjeçar i skuadrës së Uollverhemptonit, rikthehet tek ekipi i ujqërve pas huazimit te Milton Kejns Dons. Kuksjani konsiderohet si një nga lojtarët e së ardhmes në Britani. Trajneri i Uollvesit, Keni Xheket e cilëson atë si një nga shpresat më të mëdha të skuadrës së tij për t’u ringjitur në Premier League. Xheket thekson se Zeli zotëron teknikë

Ismail Zeli, talenti 21-vjeçar i skuadrës së Uollverhemptonit, rikthehet tek ekipi i ujqërve pas huazimit te Milton Kejns Dons.

Kuksjani konsiderohet si një nga lojtarët e së ardhmes në Britani. Trajneri i Uollvesit, Keni Xheket e cilëson atë si një nga shpresat më të mëdha të skuadrës së tij për t’u ringjitur në Premier League. Xheket thekson se Zeli zotëron teknikë të lartë dhe është i aftë të krijojë raste për shënim në zonën e rreptësisë, njofton Supersport.

Ai shton se sulmuesi me origjinë nga Kukësi ka kaluar kohë të vështira gjatë Huazimit për shkak të dëmtimit, por shpreh besimin se Zeli do të ringrihet për të ndihmuar ujqërit që të rigjejnë ritmin e skuadrës që lufton për të arritur nivelet më të larta të futbollit anglez.

Përsa i përket çështjes së kombëtares, 21-vjeçari ka marrë oferta në të shkuarën për t’u bashkuar me ekipin britanik, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të thirret edhe nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shpresojmë që edhe me këtë djalosh të mos ndodhë siç ka ndodhur me talentet Shqipëtarë të Zvicrës.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar