Zelensky u kërkon zyrtarëve të lartë rusë të largohen

Zelensky u kërkon zyrtarëve të lartë rusë të largohen

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje direkte zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre dhe të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të vendit të tij. Duke folur gjatë fjalimit të natës nga Kievi, Zelensky iu drejtua drejtpërdrejtë “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”. “Nëse

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje direkte zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre dhe të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të vendit të tij.

Duke folur gjatë fjalimit të natës nga Kievi, Zelensky iu drejtua drejtpërdrejtë “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”.

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka”, tha Zelensky. “Gjithçka që keni fituar ndër vite. Kjo tashmë po bëhet.”

“E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës”, vazhdoi ai. “Dega e katërt e pushtetit në Rusi. Nëse qëndroni të punoni për propagandë, ju jeni duke e vënë veten në rrezik shumë më të madh se sa të largoheni.”

”Disa muaj pa punë është padyshim më mirë për ty sesa një jetë e përndjekjes ndërkombëtare”, përfundoi ai.

 

Përgatiti: Denisa Kovaci

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar