Presidenti i Ukrainës Voloymyr Zelensky falenderoi gazetaren ruse Marina Ovsianikova e cila ndërpreu edicionin e lajmeve në televizionin rus duke u shfaqur me një pankartë dhe video mesazh kundër luftës. “Personalisht dua të falenderoj vajzën e re, e cila hyri në studion e Channel One me një pankartë kundër luftës”, thotë Zelensky. Ai gjithashtu i
Presidenti i Ukrainës Voloymyr Zelensky falenderoi gazetaren ruse Marina Ovsianikova e cila ndërpreu edicionin e lajmeve në televizionin rus duke u shfaqur me një pankartë dhe video mesazh kundër luftës.
“Personalisht dua të falenderoj vajzën e re, e cila hyri në studion e Channel One me një pankartë kundër luftës”, thotë Zelensky.
Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit rus që të ngrihen dhe të luftojnë pa pasur frikë për sa kohë vendi i tyre nuk është mbyllur plotesisht nga e gjithë bota.
” Ju duhet të luftoni, nuk duhet ta humbisni shansin për të bërë ndryshimin”, tha Zelensky.
Gazetarja ruse është marrë në pyetje nga policia për rreth 14 orë. Ndërsa, për videomesazhin që ajo ka transmetuar duke thënë: “Mos kini frikë nga asgjë. Ata nuk mund të na burgosin të gjithëve”, është gjobitur me 30 000 rubla.
Teksa doli në gjykatë ajo tha se ideja e protestës ka qenë e saj.
“Ishte vendimi im kundër luftës. E mora vetë këtë vendim sepse nuk më pëlqen që Rusia të fillojë këtë pushtim. Ishte vërtet e tmerrshme”, tha ajo në anglisht teksa doli nga gjykata.
Përgatiti: Denisa Kovaci
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *