Zbuluesit e “grimcës së Zotit” fitojnë cmimin Nobel në fizikë

0

Britaniku Peter Higgs dhe belgu François Englert janë fitues të çmimit Nobel në fizikë. Sipas Institutit në Stokholm, ata u vlerësuan për zbulimin ”grimcës Higgs” që është cilësuar si “grimca e Zotit”.

Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore, (Cern) zbuloi përmes shkencëtarëve të saj grimcën subpartikulare Higgs që besohet së është burimi i prejardhjes së planetëve apo yjeve. Grimca është pjesa e fundit e pazbuluar në teorinë e Modelit Standard, që shpjegon përbërjen fondamentale të universit.

Higgs sot 84 vjeç dhe Englert 80 vjeç e patën bërë zbulimin e ekzistencës së kësaj grimce në vitin 1960. Çmimi më i madh për fizikën në botë, Nobel ka edhe një vlerë financiare prej 920.000 euro, ndërkaq që ceremonia e ndarjes së çmimit bëhet tradicionalisht më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së Alfred Nobelit.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here