Zbulohet “Mesjeta shqiptare” e Dhimitër Shuteriqit, 10 vjet pas vdekjes

Zbulohet “Mesjeta shqiptare” e Dhimitër Shuteriqit, 10 vjet pas vdekjes

Ai ka 10 vjet që është ndarë nga jeta e megjithatë veprat që ka lënë pas nuk janë vetëm ato që deri tani janë botuar. Në arkivën personale të të ndjerit Dhimitër Shuteriqi gjenden shkrime dhe vepra, që zbulojnë detaje të panjohura të periudhave të errëta në vazhdën e historisë së kombit tonë.   Mynever

Ai ka 10 vjet që është ndarë nga jeta e megjithatë veprat që ka lënë pas nuk janë vetëm ato që deri tani janë botuar. Në arkivën personale të të ndjerit Dhimitër Shuteriqi gjenden shkrime dhe vepra, që zbulojnë detaje të panjohura të periudhave të errëta në vazhdën e historisë së kombit tonë.

 

Mynever Shuteriqi,10 vjet pas vdekjes së të shoqit  Dhimitër Shuteriqi ka zbuluar për publikun e gjerë një shkrim të panjohur, të cilin Rilindasi e boton për herë të parë.

Me titullin “Mesjeta shqiptare”, ky shkrim i Shuteriqit është shkruar në korrik të vitit 1977, në Dhërmi dhe trajton konceptin  e Mesjetës  Shqiptare.

Shuteriqi analizon nga fillesat Mesjetën Shqiptare që nga shteti i parë i 1190,  tek principatat e Balshajve apo e Topiajve tek faktet që servirin kërkimet historike mbi Karlin e parë Anzhu që e kishte shpallur veten  “Rex Albaniae”, mbi kërkimet e tij vetjake rreth shtetit të parë të 1190 në Gëziq të Mirditës, te librat e parë shqip etj.

Dhimitër Shuteriqi, poeti,studiuesi dhe publicisti i njohur lindi në Elbasan, më 26 korrik 1915, në një familje të njohur arsimtarësh patriotë. Studimet e para i kreu në Liceun Francez të Korçës dhe ato të larta, për filozofi e drejtësi, në Grenobel dhe Lyon të Francës. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ka nisur të botojë që prej fillimit të viteve ’30, duke u bërë i njohur në shtypin e kohës si poet dhe publicist. Për një periudhë gati 60-vjeçare, e cila shtrihet deri në ditët e fundit të jetës, iu kushtua intensivisht letërsisë dhe veprimtarisë studimore letrare, albanologjike, historike dhe folklorike.

Si tregimtar, Shuteriqi është autor i disa vëllimeve, midis të tjerash: Fyelli i Marsiasit (1963), Një mal me këngë (1975), Maratonomaku ynë (1977),etj .

Vepra e tij e gjerë shkencore iu kushtua rrënjëve të qytetërimit shqiptar, duke u bërë sidomos e njohur me botime të tilla monografike dhe historiografike, si Shkrimet Shqipe 1832-1850 (1965), Historia e letërsisë shqipe etj. Një pjesë e tyre janë botuar si vepra monografike më vete.

Dhimitër S. Shuteriqi drejtoi për një kohë të gjatë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si kryetar i saj. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave që prej themelimit më 1972 dhe një ndër themeluesit e arsimit të lartë shqiptar.
U nda nga jeta më 21 korrik 2003.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar