Zbulohet kura e re për leuçeminë

Zbulohet kura e re për leuçeminë

Një mjekim i ri që quhet “Ibrutinib” mund të përbëjë një risi për personat të cilët vuajnë nga sëmundja e leuçemisë. Ky mjekim në fazën e tij eksperimentale ka dhënë rezultate shumë të mira dhe sipas “Jurnal of Medicine” medikadenti mund të hidhet së shpejti në treg për të shëruar individët të cilët janë prekur

Një mjekim i ri që quhet “Ibrutinib” mund të përbëjë një risi për personat të cilët vuajnë nga sëmundja e leuçemisë.

Ky mjekim në fazën e tij eksperimentale ka dhënë rezultate shumë të mira dhe sipas “Jurnal of Medicine” medikadenti mund të hidhet së shpejti në treg për të shëruar individët të cilët janë prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

“Ibrutinib”-i do të jetë në gjendje për të shmangur nevojën e përdorimit te kimioterapisë që për të prekutit është shumë e rëndw dhe me efekte të shumta anësore. Por krahas anëve pozitive ka edhe kufizimet e saj, mjekimi ka efekt vetëm për leuçeminë kronike limfocitike që është edhe një prej mënyrave më të përhapura për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Pavarësisht rezultateve shumë të mira në testime, ky ilaç nuk është ende në gjendje që të kurojë tërësisht pacientin, por bën të mundur vetëm  kontribuimin në  zgjatjen e ndjeshme të jetës.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar