Zbulohet gjuha më e re në botë, flitet nga 350 persona

Zbulohet gjuha më e re në botë, flitet nga 350 persona

“Light Warlpiri” (Uarlpiri e lëhte) është gjuha më e re e zbuluar  në një komunitet të vogël në krah të shkretëtirës Tanami. Sipas australianes “Daily Telegraph”, mësohet se të gjithë banorët e kësaj komune flasin gjuhën tradicionalë të ashpër “Ëarlpiri” dhe disa “kreol”, një gjuhë me bazë anglishten e zhvilluar në fund të shekullit XIX.

“Light Warlpiri” (Uarlpiri e lëhte) është gjuha më e re e zbuluar  në një komunitet të vogël në krah të shkretëtirës Tanami.

Sipas australianes “Daily Telegraph”, mësohet se të gjithë banorët e kësaj komune flasin gjuhën tradicionalë të ashpër “Ëarlpiri” dhe disa “kreol”, një gjuhë me bazë anglishten e zhvilluar në fund të shekullit XIX.

Ky zbulim tepër interesant dhe i veçantë u zbulua e u dokumentua nga profesoresha e linguistikës, Karmel O’Sheinësi.

Ajo vuri re se disa fëmijë bënin miksim të disa gjuhëve në biseda dhe vendosi të zbulojë pse. Ajo dokumentoi se kjo gjuhë ka lulëzuar në 1970-1980.

Fshati i izoluar ka një popullsi prej rreth 700 banorësh dhe pjesa më e madhe e tyre janë pasardhës të aborigjenëve të zhvendosur me forcë nga autoritetet australiane dhe banorët të cilët flasin këtë gjuhë nuk i kalojnë 35 vjec, kjo e bën edhe më interesant edhe më intrigues këtë lajm të ri.

/ Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar