Zbulohen reliket e një anije misterioze 100 vjeçare ne ujrat shqiptare

Gjatë një ekspedite të kryer nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit bashkë me specialistët amerikanë të fotografisë navale kanë zbuluar një anije të mbytur 100 vjeçare. Anija është civile dhe në brendësi të saj është e pajisur me mitroloz që hedh dyshime se është përdorur për qëllime ushtarake. Mendohet se anija ka pësuar një goditje dhe

Gjatë një ekspedite të kryer nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit bashkë me specialistët amerikanë të fotografisë navale kanë zbuluar një anije të mbytur 100 vjeçare. Anija është civile dhe në brendësi të saj është e pajisur me mitroloz që hedh dyshime se është përdorur për qëllime ushtarake.

Mendohet se anija ka pësuar një goditje dhe ka përfunduar në thellësi të ujrave shqiptare. Një rrobot nënujor ka filmuar pamje të saj përfshirë këtu edhe militrolozin që është i vënë në bash i mbështjellë nga alga të shumta, po ashtu shihet qartë edhe oxhaku i avullit. Dyshohet se anija është mbytur në periudhën e Luftë së Parë Botërore, ku është e goditur nga një silurë e nëndetësve austriake, të cilët patrullonin edhe detin Adriatik nga baza e anijeve austro-hungareze e Kotorrit.

Në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, Agjensia Kombëtare e Bregdetit bashkë me specialist të fushës po punojnë për zbulimin dhe identifikimin e disa prej anijeve të fundosura në thellësitë e deteve shqiptare.

/Objetkiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar