Zbulohen kopjacët e matematikës

0

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se deri tanimë  janë plot 300 maturantë të cilët konsiderohen të dyshuar për kopje, ndryshe nga i letërsisë që u mbyll me 70 kopjacë.

Fatmir Vejsiu ka konfirmuar se fletët e dyshuara janë ndarë veç dhe do të do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm i ngritur nga MASH.

Vejsiu pohon që do të ketë penalizime, nëse vërtetohet se është kopjuar:  “Në provimin e dytë të Maturës Shtetërore janë veçuar rreth 300 teste të maturantëve që dyshohen se mund të kenë kopjuar në provim. Komisioni i ngritur në MASH do të verifikojë nëse maturantët kanë kopjuar apo jo.

”Të gjithë ata maturantë që nuk kanë gjetur emrin e tyre në listën e notave të Matematikës që doli fundjavën e kaluar, tani e kanë të qartë se fleta e tyre është një prej 300 të dyshuarave për kopje. Deri tani nuk dihet nëse fati i tyre është penalizmi me notën 4 për të gjithë testin apo penalizmi vetëm për ushtrimin që rezultohet të jetë i kopjuar. Në lidhje me masat ndëshkuese, Ndriçim Mehmeti shefi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Ministrinë e Arsimit, është shprehur në media se në bazë të rregullores, tezat e maturantëve që do të klasifikohen si kopje nga ekspertët e MASH, do të përjashtohen nga gara për në universitet dhe do t’u nënshtrohen sërish provimeve të maturës vitin që vjen.

“Me urdhër të ministrit të Arsimit është ngritur komisioni që do të verifikojë testet e dyshimtë dhe janë ekspertët e MASH që përbëjnë këtë komision, ata që do të përcaktojnë nëse këto teste do të klasifikohen si kopje. Në rast se konfirmohet kopjimi, atëherë maturantët do të penalizohen në bazë të rregullores së Maturës Shtetërore, e cila parashikon se ata përjashtohen nga procesi i maturës për këtë vit”, – tha Mehmeti.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here