Zbulohen fituesit e Peqinit e Pukës, të majtët dominojnë bindshëm

Kandidatët e koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane janë shpallur fitues në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Peqinit dhe Belshit. Partitë e koalicionit të majtë kanë konfirmuar fitoren më parë edhe në Delvinë e Pustec. Bashkia e Peqinit është fituar nga kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili ka marë 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi, kandidati

Kandidatët e koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane janë shpallur fitues në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Peqinit dhe Belshit. Partitë e koalicionit të majtë kanë konfirmuar fitoren më parë edhe në Delvinë e Pustec.

Bashkia e Peqinit është fituar nga kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili ka marë 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi, kandidati i APPD-së mori 4284 vota. Ndërsa në Belsh kandidati socialist Arif Tafani ka marrë mbi 50 %. Ndërkohë, në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit bie në sy fitorja e kandidatëve të ASHE-së.

Numërimi po vazhdon thuajse në të gjitha bashkitë, ku në pjesën dërrmuese kandidat e Aleancës për Shqipërinë Europiane janë dukshëm në avantazh. Pritet që sot në mesditë të zbardhen rezultatet për kryetarët e rinj në shumicën e bashkive.

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar