Zbulimi i fundit mund t’i japë një përgjigjje ndërtimit të piramidave egjiptiane

Nga Ed Uhelan Një ekip ekspertësh shumë-kombësh pretendon se më në fund  kanë zbuluar  se si egjipitianët e lashtë i ndertuan piramidat e tyre. Ky ekip zbuloi një shkallare të lëvizshme, të cilin ata thonë se ishte përdorur për të transportuar blloqet gjigante të gurit. “Mbi ndërtimin e piramidave, nuk ka një teori të vetme

Nga Ed Uhelan

Një ekip ekspertësh shumë-kombësh pretendon se më në fund  kanë zbuluar  se si egjipitianët e lashtë i ndertuan piramidat e tyre. Ky ekip zbuloi një shkallare të lëvizshme, të cilin ata thonë se ishte përdorur për të transportuar blloqet gjigante të gurit.

“Mbi ndërtimin e piramidave, nuk ka një teori të vetme që të jetë 100 % e provuar, ose e verifikuar. Ato janë të gjitha teori dhe hipoteza”- thotë Hani Helal, nënkryetar i Institutit për Ruajtjen e Inovacionit të Trashëgimisë.

Një ekip i kombinuar arkeologësh, nga Instituti francez për Arkeologjinë Orientale me qendër në Kajro dhe Universiteti i Liverpulit nga Britania e Madhe, po gërmonin në guroren e alabastrës Hatnub, e cila gjendet pranë Luksorit. Këtu, sipas ‘Science Alert’, ata gjetën një “shkallare 4.500 vjeçare”, që me sa duket përdorej për të lëvizur blloqet e alabastrës të prerë nga shpatet e pjerrëta të gurores.

Ky lloj guri, është përdorur në ndërtimin e varreve, dhe për shtrimin e dyshemeve të piramidave dhe tempujve. Arkeologët, besojnë se ata kanë zbuluar sistemin egjiptian për lëvizjen e blloqeve të mëdha ndërtimore, bazuar në hulumtimet e tyre në gurore. Ky sistem përfshinte ndërtimin e një shkallareje të madhe.

Bashkë-drejtuesi i gërmimeve i tha ‘Live Science’, se arkeologët besojnë se një “shkallarja kishte përsipër një bllok guri”, dhe ishte i lidhur me mbajtëse në shkallë. Duke tërhequr litarët, punëtorët mund të zbrisnin gurët poshtë shkallares.

Sistemi, që përdor shtyllat prej druri, litarët dhe gravitetin, lejoi zhvendosjen e blloqeve të mëdha nga gurorja. Televizioni ‘Fox Neës’, raporton se “ky lloj sistemi nuk është zbuluar asnjëherë tjetër më parë”. Ekipi anglo-francez, me mbështetjen e Ministrisë egjiptiane të Antikiteteve, hetoi shenjat e mjeteve, dhe i lidhi ato me disa mbishkrime të gjetura në gurore.

Besohet se shkallarja daton që në kohën e mbretërimit të Faraonit Khufu (vdiq 2566 PE.S.), i cili ndërtoi Piramidën e Madhe në Giza. Ekipi beson se më në fund, po arrin të tregojë se si egjiptianët e lashtë, arritën të lëviznin gjithë ata gurë të mëdhenj. Kjo për shkak se ata supozojnë se metoda për lëvizjen e alabastrës, ishte e ngjashme me atë që përdorej për të lëvizur blloqe të tjera guri.

Guri kryesor që përdorej në ndërtimin e piramidave ishte ai gëlqeror, dhe sipas ‘Live Science’, “sistemi i shkallares mund të përmbajë disa të dhëna të rëndësishme”, se si egjiptianët i lëviznin gurët gjigantë, dhe se si ata ishin në gjendje të zhvendosnin blloqe të mëdha guri deri në majë të piramidave.

/A.Miha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar