Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Serbi, ekipet sot në Bruksel

0

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë  pritet të takohen  sot në Bruksel  për t’i prezantuar baroneshës Catherine Ashton, planin implementues  të marrëveshjes së nënshkruar më 20 prill. Palët do të diskutojnë për hapat praktikë të zbatimit të kësaj marrëveshje me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të dyja palët do të paraqesin planet e tyre në zyrën e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ku  delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga  zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi .

Kryeministri Hashim Thaçi  deklaroi dje se implementimi i marrëveshjes është sfidë dhe fati i saj do të varet nga zbatimi. “Presim që të kemi planin implementues të dakorduar deri më 26 prill, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi. Sfidë do të jetë implementimi dhe fati i marrëveshjes varet nga kjo”, u shpreh z. Thaçi.

Megjithëse është shprehur optimiste për rezultatet e deritanishme ndërmjet palëve, baronesha Ashton ka shprehur gjithashtu pasigurinë e saj deri në momentin që dy kryeministrat do ta firmosin përfundimisht marrëveshjen. “Por marrëveshja ka hasur në kundërshtime. Lideri i kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej deklaroi pak ditë më parë se kjo marrëveshje nënkupton heqjen dorë nga përpjekjet e Beogradit për të rimarrë territorin tonë”, theksoi  Ashton.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here