Zbardhet ngjarja ku mbeti i vrarë një hajdut

Zbardhet ngjarja ku mbeti i vrarë një hajdut

Policia e Tiranës ka arritur të hedhë dritë mbi ngjarjen e ndodhur në një fabrikë inertesh mëngjesin e djeshëm në Arbanë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë një tentative për vjedhje. Policia ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e viktimës Andi Allamani, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Arbanë për veprën penale “të vjedhjes”,

Policia e Tiranës ka arritur të hedhë dritë mbi ngjarjen e ndodhur në një fabrikë inertesh mëngjesin e djeshëm në Arbanë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë një tentative për vjedhje. Policia ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e viktimës Andi Allamani, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Arbanë për veprën penale “të vjedhjes”, si dhe rojen e objektit, Kleander Zefi, 18-vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Armëbajtjes pa leje”.

“Arrestimi i tyre u bë, sepse dje rreth orës 01.00, në fshatin Arbanë, komuna Vaqarr – Tiranë, shtetasit: Andi Allamani dhe Astrit Zyber Marku, 32 vjeç, lindur në fshatin Gurrë-Kukës dhe banues në fshatin Arbanë-Tiranë kanë shkuar me mjetin tip “Opel Ascona”, me targa TR 1190 B, për te vjedhur materiale hekuri me pikën e inerteve në pronësi të shtetasit S. M., ku pasi janë futur në këtë objekt këto dy shtetas janë pikasur nga roja i objektit, shtetasi Kleander Zefi, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit të tyre me një armë zjarri tip Kallashnikov, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente. Si pasoje e të shtenave ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Marku, i cili ndodhej i ulur në sendilen e parë të pasagjerit, ndërsa shtetasi Andi Allamani, i ndodhur në drejtim të mjetit është larguar me shpejtësi pa marrë dëmtime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka arritur të sekuestrojë prova materiale si arma e krimit, gëzhoja, fishekë etj. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar